Mesfushori i Liverpool, Thiago Alcantara ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi.
Lojtari ka shfaqur probleme të shumta në këmbë dhe do i nënshtrohet operacionit. Alcantara është një lojtar i rëndësishëm për Liverpool dhe pritej të ishte gati për ndeshjet e fundit të kampionatit.
Megjithatë spanjolli vazhdonte të kishte probleme dhe është detyruar të operohet në këmbë. Sezoni për 32-vjeçarin është mbyllur dhe nuk mund të llogaritet për pjesën e mbetur të kampionatit.



