Dy ditë përpara supersfidës së javës së 32-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit, drejtues të lartë të klubit verilindor kanë tentuar të korruptojnë lojtarë të klubit të kuq për të toleruar ndeshjen në favorin e tyre.
Burime shumë të sigurta nga zyra e sigurisë nga klubi i Partizanit, konfirmuan për TemA TV se ekziston një regjistrim, ku një sekser i ambientit të futbollit vendas, pranë federatës, menaxher i Kukësit dhe i porositur nga krerë të lartë të klubit të Kukësit, ka bërë të pamundurën për të korruptuar lojtarët e Partizanit për të toleruar në sfidën përballë tyre.
Ekspertë të sigurisë dhe juristë të klubit Partizani po konsiderojnë hapat e metejshëm që duhen ndjekur. Akoma është e paqartë se cilat mund të jenë pasojat e veprimit të njerëzve prane kryesisë së klubit të Kukësit.
Në një investigim të TemA TV është siguruar një frazë nga audio-regjistrimi, ku ndërmjetesi sekser i ngarkuar nga krerët më të lartë të klubit verilindor mësohet t'u ketë thënë lojtarëve këtë frazë:
"Toleroni dhe më thoni sa doni", u është drejtuar sekseri.
TemA TV është duke investiguar për të siguruar të plotë materialin e këtij regjistrimi (i cili do t’i serviret për transparencë publikut), ku tentohet korrupsioni te lojtarët e Partizanit, duke shpresuar dhe që të tilla raste të mos ndodhin në të ardhmen më!



