Trajneri i Kosovës publikon listën për dy ndeshjet e qershorit, në grumbullim edhe portieri i Tiranës

Trajneri i Kosovës publikon listën për dy ndeshjet e qershorit, në grumbullim edhe portieri i Tiranës

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka bërë publike listën e lojtarëve, për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor. Emrat e rinj në listë nuk mungojnë, por përsëri nuk është ftuar sulmuesi i Ballkanit, Mirlind Daku, i cili këtë sezoni arriti të realizojë 31 gola.

Bie në sy prezenca e portierit të Tiranës, Visar Bekaj, për të cilin pritet të ketë edhe minuta gjatë ndeshjeve. Në listë është edhe portieri tjetër, Arjanet Muric, i cili në grumbullimin e fundit u përjashtua nga Kosova, për shkak të një zënke që kishte me një prej shokëve të skuadrës.

“Dardanët” luajnë ndeshjen e parë me San Marinon më 1 qershor, ndërsa 4 ditë më vonë përballen me Maltën. Dy miqësore këto, ku trajneri Challandes, do të shikojë gjendjen e lojtarëve të tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy