Tjetër kandidat për stolin e Juventusit

Tjetër kandidat për stolin e Juventusit

 Momenti delikat i Juventusit sigurisht ka vënë në dyshim të ardhmen e Massimiliano Allegrit në Torino .

Italiani ka hasur vështirësi gjatë ndeshjeve të fundit dhe drejtuesit e bardhezinjve po analizojnë disa emra të rëndësishëm .

Dilema e italianëve është se cili trainer mund të vihet në krye të stolit pasi kandidatët janë shumë cilësorë , duke filluar me Zidane apo Thomas Tuchel por sipas ‘ Calciomercatos ‘ , listës i është bashkuar Roberto Mancini , një njohës shumë i mirë i futbollit italian .

Aktualisht 57 vjeçari drejton kombëtaren ‘’ Azurre ‘’ e cila nuk mundi të kualifikohej për të dytën herë rradhazi në Boteror dhe situata e ndërlikuar e ish rekordmenëve të Scudettos nuk i ka lënë shteg tjetër drejtuesve veçse të mendojnë për një trainer cilësor .

Juventusi e ka filluar jo mirë sezonin , sidomos në Champions League, kompeticion në të cilin numëron dy humbje rradhazi dhe kualifikimi për më tej nuk është aspak i sigurtë .

Një eleminim nga faza e grupeve do të ishte një disfatë historike për juventinët por megjithatë të besuarit e Massimiliano Allegrit ende kanë shanse për të avancuar .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy