
Vendimi i Cesar Azpilicuetas për t’iu bashkuar Barcelonës ka detyruar drejtuesit e Chelseat të ndërmarrin aksione të menjëhershme për përforcimin e krahut të djathtë të mbrojtjes.
Pas Koulibalys dhe Jules Koundes , sipas ‘ The Sun ‘ ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë shprehur pëlqimin ndaj anesorit të Leipzigut Josko Gvardiol.
20 vjeçari mbetet asi nën mëngë i anglezëve nëse s’do të mund të firmosin me lojtarët e lartpërmendur, të cilët janë fiksimi i gjermanit Thomas Tuchel .
Shumë shpejt Josko Gvardiol ka arritur të impresionojë në Bundesligë , me një rival nga i cili duhet patur kujdes dhe interesi i Chelseat konsiderohet një sukses absolut dhe nëse do të ketë fatin për tu transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’ do të luftojë për fitimin e trofeve të rëndësishëm .
Rritja në çdo aspekt e shëndërron në një kandidat potencial pas Christopher Nkunkut dhe merkatoja e verës mund ta finalizojë eksperiencën në ‘’ Red Bull Arena ‘’ , për të provuar emocionet e pafundme që dhuron Premier League , me një ekip elite.
Ndryshimi i pronarit mbetet një ndër momentet më të rëndësishme në historinë e këtij klubi që do të tentojë të rikuperojë terrenin e humbur duke filluar nga sezoni vijues , gjatë të cilit pa dyshim do të jetë një ndër pretendentët kryesorë për të fituar çdo trofe.



