Liverpooli, në garë për Chiesan

Liverpooli, në garë për Chiesan

Federico Chiesa aktualisht është ndër lojtarët më të përfolur për tu larguar nga Juventusi. Italianin e pretendojnë disa ekipe, kryesisht nga Premier League . Fillimisht Chelsea tregoi interes për sulmuesin por tanimë Liverpooli ka ndezur motorrët . Pas një dëmtimi të rëndë në gju, ishi i Fiorentinës është rikthyer edhe më i fortë , fakt që e vërtetoi të dielën me një gol të shënuar kundër Udinezes. Drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ besojne se në ditët e mbetura të merkatos verore mund ta arrijnë objektivin , duke patur në favor edhe faktin se ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ nuk merr pjesë në këtë sezon në kompeticionet europiane. Skuadra e Jurgen Klopp pretendon të rikthehet tek titujt , të cilët mungojnë prej kohësh në të famshmin ‘’ Anfield Road ‘’ por me gjermanin në stol , Liverpool ka shumë shanse për të shkruar përsëri historinë për arsye se është një ndër trainerët më të mirë në botë. Eksperienca e golashënuesit nga Genova me torinezët përmbidhet në 23 gola dhe 17 asiste në 95 sfida dhe fakti se pretendohet nga ekipe cilësore do të thotë se mbetet një lojtar shumë i rrezikshëm në metrat e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy