Liverpooli, kandidat për Gleison Bremer

Liverpooli, kandidat për Gleison Bremer

Gleison Bremer është shëndërruar në një ndër mbrojtësit në modë në vitet e fundit.

Braziliani në të kaluarën shpërtheu tek Torino dhe më pas u bë pjesë e Juventusit.

Dy sezone i kanë mjaftuar me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ për tu pretenduar nga ekipe shumë të famshëm në Europë.

Gara për shërbimet e 22 vjeçarit do të zhvillohet në Premier League, ndërmjet Liverpoolit dhe Manchester United.

Në 2022-shin italianët shpenzuan 45 milionë euro për ta transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ por sipas ‘ The Standart ‘, drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ kanë ofruar 60 milionë euro.

Me kalimin e kohës Gleison Bremer është konsoliduar në formacionin titullar, i cili spikat për aspektin fizik dhe saktësinë në dylufime.

 

Drupal Ad

 

 

 

Nëse do të vendosë për kampionatin anglez, sigurisht largimi i tij do të përforconte arkat e bardhezinjve por njëkohësisht do të humbisnin një element shumë cilësor për vijimësinë.

Pritet që në javët vijuese protagonisti i kësaj historie të vendosë për të ardhmen, i cili mund të tundohet nga oferta e ekipeve respektive.

Në shumicën e rasteve gjatë merkatove kalimi në kampionatin anglez ka rezultuar një tundim për shumë lojtarë dhe pas dy sezoneve tek ish rekordmenët e Serisë A, me të cilët numëron 83 sfida dhe 8 gola, ndoshta Gleison Bremer do të nisë një tjetër eksperiencë në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy