
Kristjan Asllani do të jetë pjesë e Interit edhe në sezonin e ardhshëm. Klubi zikaltër ka vendosur të mbajë mesfushorin shqiptar, i cili pritet të ketë më shumë minuta në dispozicion. Më largimin e Brozovic, te Interi kanë vendosur që të mbajnë Asllanin, duke besuar te investimi i bërë një vit më parë. Shpesh është përfolur për një largim të mundshëm të futbollistit shqiptar, por pas largimit të Brozovic, te Interi kanë vendosur t’i besojnë Asllanit më shumë minuta.



