
Prej kohësh Fabian Ruiz po mendon të ardhmen larg ‘’ Diego Armando Maradonas ‘’ dhe reflektimi i ka shërbyer për ta marrë tashmë vendimin .
Spanjolli ka vendosur të rikthehet në Spanjë dhe sipas gazetarit Nicolo Schira ka zgjedhur Real Madridin për vijimin e karrierës . ‘’ Galaktikët ‘’ nuk reshtën asnjëherë së menduari për mesfushorin i cili e finalizon kontratën me ‘’ Il Partenopei ‘’ në 2026-tën por tundimi e ka mposhtur dhe fatkeqësisht Luciano Spalletti do të humbasë një lojtar shumë cilësor.
E kaluara e mrekullueshme në La Liga i ka ndikuar në vendimin e të ardhmes e cila do të ketë një përmbajtje ndryshe dhe tek ‘’ Los Blancos ‘’ e pret një ekip në rindërtim e sipër , i uritur për çdo trofe në të gjitha kompeticionet pjesëmarrëse .
25 vjeçari konsiderohet ideal nga Carlo Ancelotti për ti shtuar freskinë mesfushës pasi Casemiro , Toni Kross dhe Luka Modric tashmë janë drejt hapave të fundit në karrierë dhe madrilenët duan të shtojnë forcat dhe në rastin konkret Fabian Ruiz do të gjente mbështetjen e Fede Valverders apo Eduardo Camavingas që konsiderohen padyshim e ardhmja e kryeqytetasve.
Fabian Ruiz është jo shumë i kushtueshëm për xhepat e Florentino Perezit i cili ka bërë gati çekun 20 milionë eurosh për ta afruar me ‘’ Santiago Bernabeun ‘’ dhe me shumë mundësi ta shëndërrojë një ndër transferimet më të bujshme të Real Madridit për sezonin 2022/2023.
Mesfushori nga Lleida ka bërë shumë mirë tek ‘’ Azurrët ‘’ në 4 vite por me Realin pas dere ‘’ Il Partenopei ‘’ duket se janë dorëzuar sepse ishi i Elches e meriton ngjitjen e shkallëve në karrierë.



