Xhihani: Di Biagio e humbi skuadrën ndaj Egnatias, lojtarët të marrin përgjegjësitë e tyre

Xhihani: Di Biagio e humbi skuadrën ndaj Egnatias, lojtarët të marrin përgjegjësitë e tyre

Gazetari Alban Xhihani, komentoi dorëheqjen e trajnerit Luigi Bi Biagio nga drejtimi i Dinamos.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhihani deklaroi se trajneri e humbi skuadrën me zëvendësimet ndaj Egnatias, ndërsa shtoi se edhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.

Vetëm 3 skuadra nuk kanë ndryshuar trajner. Janë shumë largime. Di Biagio bëri mirë që priti xhiron e parë. Largimi është i mirë, por pyetja është a i zgjidh Dinamo problemet me largimin e trajnerit?!

Skuadra nuk ka identitetin e saj. Mos ndoshta kësaj Dinamo, i kemi kërkuar më shumë nga sa e ka potencialin?! Di Biagio nuk ka pasur karrierë të suksesshme si trajner, por nuk dua ta paragjykoj këtë. Hyrën në një vorbull, nga ku nuk po dalin dot.

Skuadrën e humbi në ndeshjen me Egnatian, me zëvendësimet e bëra. Largimi i Memushajt, ishte një shenjë, për situatën brenda skuadrës. Lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy