U emërua trajner i Partizanit, Abilaliaj: Është vetëm fillimi, nuk kemi menduar për vendin e parë

U emërua trajner i Partizanit, Abilaliaj: Është vetëm fillimi, nuk kemi menduar për vendin e parë

Arbër Abilaliaj, u emërua trajner i Partizanit, klub ku do të mbajë dy poste, pasi do të jetë edhe drejtor sportiv.

Në fjalët e para pas emërimit, Abilaliaj u shfaq i lumtur, ndërsa shtoi se është fillimi i një rruge të gjatë, që ka nisur prej kohësh.

Sipas tij, skuadra nuk ka menduar për kreun apo për “Final 4”, por ka menduar vetëm për të rregulluar lojën dhe nëpërmjet kësaj kanë ardhur edhe rezultatet.

Dua të falënderoj të gjithë familjen e kuqe, presidentin Demi për të gjithë mbështetjen, sepse realisht unë e kam thënë dhe më parë, që është një projekt që ka nisur dy vite më parë për të ndërtuar një ekip që do të imponohej në mënyrën më të mirë të mundshme. Që nga dita e parë që kam ardhur këtu jam ndjerë si në shtëpi, jam ndjerë që mund të jap shumë më shumë nga vetja. Kemi bërë një pjesë të rrugës të mirë. E kam thënë dhe më përpara, është një proces shumë i gjatë. Është një proces si klub dhe si komunitet i kuq janë shumë të mëdha. Dëshira apo vetëbesimi për të bërë mirë, sidomos në këtë ambient, besoj se ka qenë shumë natyrale dhe shumë e thjeshtë për të arritur këto rezultate. Por e kam thënë dhe njëherë që është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. Zhvillimi i klubit dhe i futbollistëve që është objektivi ynë kryesor do të na hajë shumë kohë.

Dëshira ka qenë që ky ekip që u formua në qershor të jetë i konsoliduar në qershorin që vjen dhe të kemi mundësinë të bëjmë një sezon europian më të suksesshëm se ai që lamë mbrapa.

Të them të drejtën synimi ka qenë që të dominojmë ndeshjet e zhvilluara. Nuk e kemi menduar asnjëherë “Final 4”, nuk e kemi menduar asnjëherë pjesën e vendit të parë. Ka qenë gjithnjë në interesin dhe pikësynimet tona. Kjo ka qenë një nga punët që është bërë me futbollistët. Nëse arrin të shprehesh mirë çdo ndeshje, rezultatet do vijnë siç kanë ardhur në këtë pikë. Jam i bindur që lojtarët do e kapërcejnë këtë dhe Partizani nuk do ketë probleme sa i përket renditjes. Për ne është e rëndësishme të zhvillohemi çdo ndeshje, sepse në bazën e kësaj gjëje, e këtyre rezultateve mund të ndërtojmë diçka të mirë.

Unë i bindur isha. Kjo është më shumë një sqarim që ka dashur të bëjë presidenti. Por që po punoj këtu prej gjashtë ndeshjesh, është një rrjedhë normale e kësaj që po ndodh tani. Nuk ishte çështje bindjeje, jemi këtu nga fillimi deri në fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy