Kukësi u mposht me rezultatin 1-2 nga Gjilani, në ndeshjen miqësore që u luajt në stadiumin “Kukës Arena”. Largimet e shumta te verilindorët kanë sjellë probleme në skuadër, e cila duhet ribëra nga e para. Në krahun tjetër, Gjilani është përpara me përgatitjet, pasi do të marrin pjesë në Kupat e Europës, në turin kualifikues në Conference League. Sa i përket merkatos në Hyrje, Kukësi ka bërë vetëm dy afrime, si Mario Beshiraj dhe Blerim Sahitaj.



