Fernando Augusto Rodrigues de Araujo është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi i kuq nëpërmjet një postimi ka bërë të ditur transferimin e brazilianit.
Mbrojtësi i majtë ka firmosur me të kuqtë deri në fund të sezonit, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Augusto do të marrë te Partizani, vendin e lënë bosh nga largimi i Emilajno Mustës.
“FK Partizani njofton zyrtarizimin e marrëveshjes me Fernando Augusto Rodrigues de Araujo. Mbrojtësi i majtë, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë pas eksperiencave në Maqedoninë e Veriut te Pelister dhe së fundi te FK Makedonija Gjorče Petrov. Drejtuesit dhe 28-vjeçari brazilian kanë firmosur kontratën deri në fund të këtij sezoni, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit”,shkruan klubi i kuq.



