Coman refuzon përsëri rinovimin

Coman refuzon përsëri rinovimin

Bayern Munchen ka marrë shuplakën e parë në këtë fillim sezoni. Bavarezët prej kohësh po mundoheshin të arrinin rinvomin me sulmuesin Kingsley Coman por ky i fundit i ka refuzuar përsëri  duke i forcuar zërat për një largim të mundshëm nga ‘’ Allianz Arena ‘’.  Pavarësisht se kontrata e francezit mbetet e vlefshme deri në 2023-shin , gjermanët duan ti vënë pikën kësaj çështje dhe të sigurojnë qëndrimin e  25 vjeçarit . Këtë lajm e ka konfirmuar portali francez ‘’ Le 10Sport ‘’ por oferta e gjigandëve të Bundesligës nuk i përmbush kërkesat e  Kingsley Coman për arsye se kërkon 18 milionë euro në sezon  , shumë që do ta shëndërronte në lojtarin më të paguar të Bayernit .

Situatat e krijuara me të drejtë i kanë vënë paksa në siklet drejtuesit e kampionëve në fuqi të Bundesligës ,  të cilët  nuk e anashkalojnë shitjen e tij në merkaton e ardhshme. 

Sipas Transfermarkt  vlera e kartonit të ishi-t të Juventusit arrin 65 milionë eurot dhe  nëse  Bayern Munchen do t’ia hap♪7 rrugën për fillimin e një tjetër eksperience do të dilte i fituar për arsye se  për transferimin e ‘’ King ‘’  derdhën vetëm 21 milionë euro në arkat e Juventusit në  verën e 2017-tës .

Gjithçka mbetet për tu parë por refuzimi i Kingsley Coman është qartësisht një lajm i hidhur për këtë skuadër që pretendon të  fitojë gjithçka në këtë sezon  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy