Ekuadori drejt përjashtimit nga Botërori, zbulohet kombëtarja që përfiton

Ekuadori drejt përjashtimit nga Botërori, zbulohet kombëtarja që përfiton

Kombëtarja e Ekuadorit me shumë mundësi do të përjashtohet nga Botërori i Katarit dhe zyrtarizimi pritet të vijë në orët e ardhshme.

Sipas “Azteca”, FIFA ka vendosur ta përjashtojë Ekuadorin dhe në vendin e tyre në Botëror do të marrë pjesë Kili.

Ky përjashtim vjen, për shkak të lojtarit të Ekuadorit, Byron Castillo, i cili ka falsifikuar dokumentet e lindjes. Futbollisti në fjalë ka lindur në Tumaco të Kolumbisë dhe jo në Ekuador, ashtu siç thuhet në dokumentet e dorëzuara.

Thuhet se kjo është pranuar edhe nga federata e Ekuadorit dhe kombëtarja do të dënohet me përjashtimin nga Botërori. Castillo u aktivizua me Ekuadorin në 8 ndeshje gjatë kualifikueseve të Botërori, duke dhënë një kontribut të madh, për kombëtaren që u rendit në vendin e katërt.

Vendin në Botëror do e marrë Kili, që u përball me Ekuadorin dy herë, kur Castillo ishte në fushë, dhe në një ndeshje humbi, ndërsa në tjetrën barazoi. Kështu Kili merr 6 pikë dhe shkon në kuotën e 25 pikëve, duke kaluar Perunë dhe Kolumbinë, për të marrë vendin katërt që mbahej nga Ekuadori.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy