Roma zgjedh Zhegrovën si pasues të Dybala-s

Roma zgjedh Zhegrovën si pasues të Dybala-s

Paulo Dybala mund të largohet nga Roma në këtë merkato vere. Fantazisti argjentinas, ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite, me kontratë dy vjeçare, nga e cila do të përfitonte 20 milionë euro në sezon.

Shifra e çmendur, ka bërë që lojtari të reflektojë dhe po mendon largimin nga verdhekuqtë. Në këtë situatë, te Roma nuk duan të jenë të papërgatitur.

Drejtuesit kanë nisur nga puna dhe kanë zgjedhur një shqiptar si zëvendësues. Edon Zhegrova, është në listën e italianëve për krahun e djathtë të sulmit.

Në ditët e ardhshme pritet që Roma të nisë bisedimet me Lille-n, për të kuptuar nëse mund ta afrojë sulmuesin e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy