Manchester United, interes për Leny Yoro

Manchester United, interes për Leny Yoro

Mbrojtësi Leny Yoro në sezonet e fundit është shëndërruar në një ndër më të pretenduarit nga klubet e famshëm.

Me vetëm 18 vite mbi supe ka impresionuar në rradhët e Lilles, arsye e mjaftueshme për Liverpool, Paris St Germain dhe Real Madridi për tu hedhur në sulm për shërbimet e tij.

Mirëpo, në orët e fundit edhe Manchester United ka vendosur ti bëjë presion kandidatëve edhe pse momentalisht ‘’ Galaktikët ‘’ janë disi më të favorizuar për yllin e ‘’ Los Dogues ‘’.

Kur flitet për lojtarë premtues, spanjollët luftojnë fort deri në momentin e fundit, të mbështetur fuqimisht edhe nga Florentino Perez.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjithashtu historia e madrilenëve të impresionon dhe ky fakt në të shumtat e rasteve rezulton bindës për elementët cilësorë.

‘’ The Red Devilsat ‘’ përbëjnë rrezik për çdo rival duke qenë se konsiderohen një ndër ekipet më të pasur të botës, shtuar edhe faktin se prej vitesh kanë mbetur në prapavijë në lidhje me titujt e rëndësishëm.

Potenciali i shfaqur në një ndër pesë kampionatet më të spikatur të Europës siç është Ligue 1 tashmë ia ka lënë të hapura dyert për fillimin e një tjetër eksperience në karrierë, e cila mund ta afrojë me titujt kolektivë dhe jo vetëm në një të ardhme të afërt.

Skuadra e Erik Ten Hag në sezonin e lënë pas tregoi se pak e nga pak po e hedh pas krahëve të shkuarën e hidhur, e cila fitoi Fa Cup në finalen kundër Manchester City-t por s’do ta ketë aspak të lehtë për arritjen e këtij objektivi.

Leny Yoro sapo përfundoi sezonin e tretë me ‘’ Les Dogues ‘’, i cili gjeti në tre raste rrugën e rrjetës në 44 sfidat e zhvilluara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy