
Siç parashikohej merkatoja e verës tek Paris St Germain do të rezultonte intensive.
‘’ Les Pariziens ‘’ e finalizuan në mënyrë spektakolare sezonin dhe fituan Ligue 1 dhe Champions Leaguen.
Luis Enrique ka nisur të planifikojë transferimet në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe një ndër objektivat kryesorë është Ferran Torres.
Sulmuesi ka zhvilluar një sezon shumë të mirë me Barcelonën dhe gjithashtu ‘’ La Furia Rojan ‘’, me të cilën do të luajë edhe finalen e Botërorit kundër Argjentinës.
26 vjeçari e përfundoi brenda pritshmërive eksperiencën me ‘’ Los Cules ‘’, e reflektuar me 21 gola dhe 3 asiste në 49 sfida, deçiziv në shumicën e tyre.
Pas largimit të Gonçalo Ramosit drejt Milanit traineri asturian mendon se Ferran Torres do të dijë ta zëvëndësojë edhe pse tek parizienët rivaliteti është shumë i ashpër.
Eksperienca, inteligjenca në aspektin taktik, nuhatja në metrat e fundit dhe finalizimi janë disa komponentë të cilët e kanë bindur ishi-n e Barcelonës për të cilin presioni do të jetë edhe më i madh sepse duhet të vijojë në të njëjtën linjë.
Joan Laporta ka paracaktuar 50 milionë euro për Ferran Torresin, shifër paksa e ekzagjeruar në optikën e presidentit Nasser Al Khelaifi, i cili gjithsesi gjithmonë është vënë në dispozicionin e peticioneve të ‘’ Luchos ‘’.
Pa dyshim që kësaj teorie i duhet shkuar deri në fund sepse kryeqytetasit dhe sidomos numri një i pankinës kanë një karakter tepër kompetitiv, të frikshëm për çdo rival.



