Xhixho: Te Vllaznia nuk ka më entuziazëm, Latifi është shumë pak për shkodranët

Xhixho: Te Vllaznia nuk ka më entuziazëm, Latifi është shumë pak për shkodranët

Gazetari i sportit, Pano Xhixho në emisionin “Skaner” në MCN TV, është shprehur se Tirana e mposhti Vllazninë si me rezultat ashtu edhe me lojë. Xhixho tha se Seferi është rikthyer si në kohët e tij më të mira. Ai foli edhe për Vllazninë, ku theksoi se ndryshe nga sezoni i kaluar, këtë sezon te shkodranët duket se mungon entuziazmi.

“Tirana e mposhti Vllazninë edhe me lojë edhe me rezultat. E pamë Vllazninë të fikur me aq shumë tifozë. Gjithmonë pas derbit Tirana dhe Partizani në të kaluarën kanë pasur eufori, por këtë herë bardheblutë nuk e kishin. Pashë Seferin si në ditët më të mira, jo vetëm në sulm por edh enë fazën e mbrojtës. Shikoj Tiranën që të gjithë sakrifikojnë. Jemi në javën e 7-të dhe duhet të kemi kujdes me etiketimet që i vendosim futbollistëve. Duhet të presim.

Vllaznia sezonin e kaluar kishte edhe ndeshje që i fitonin me entuziazëm. Tani më duket se nuk ka më entuziazëm, kjo është kthyer në tension. Vllaznia nuk është më si sezonin e kaluar. Tani të gjithë ia kanë marrë masat. Latifi është shumë pak për te kuqeblutë. Duket sikur i harxhuan golat me Dinamon.”, u shpreh Xhixho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy