Arsenali, ofertë për Bynoe- Gittens

Arsenali, ofertë për Bynoe- Gittens

 Arsenali parashikohet se do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës referuar Premier Leagues.

 Drejtuesit e ‘’ Topchinjve ‘’ kanë filluar ti lëvizin gurët për ti siguruar Mikel Artetas formimin e një ekipi kompetitiv, të denjë për fitimin e titujve në vijimësi. 

Traineri spanjoll e ka gjetur objektivin e rradhës në Bundesligë, tek Borussia Dortmundi. 

Siç dihet pretendimi i ish mesfushorit të londinezëve është përforcimi i metrave të fundit dhe Bynoe- Gittens e ka bindur atë. 

Me vetëm 20 vite mbi supe, golashënuesi është paraqitur në nivelin e duhur me ‘’ Verdhezinjtë ‘’, tek të cilët ka kontribuar me 12 gola dhe 5 asiste në 48 sfida. 

Natyrisht pas katër sezonesh në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ ekspertët mendojnë se për Bynoe- Gittens kjo verë do të jetë një mundësi shumë e mirë për tu bërë pjesë e një ekipi elite, në kampionatin pjesëmarrës dhe më gjerë.

 Faktikisht ndër vite tek Borussia Dortmundi kanë spikatur disa elementë, duke filluar nga Jadon Sancho, Jude Bellingham ndër të tjerë dhe kjo tendencë ka ardhur në rritje. 

Pronari i kryeqytetasve Stan Kroenke ka përgatitur çekun prej 50 milionë eurosh për nxënësin e Niko Kovaç, për të cilin do të zhvillohet një sfidë e ashpër në kontinentin e vjetër. 

Mirëpo, Arsenali mbetet një ekip me shumë traditë, i cili ka ndryshuar me Mikel Artetan dhe sezonin e shkuar e finalizoi si i dyti në kampionat dhe gjithashtu arriti deri në gjysëmfinalen e Champions Leagues. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy