Një video ku shfaqet një tifoz i Manchester United, duke djegur fanellën e Cristiano Ronaldos, ka nisur të shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.
Pasi Ronaldo vendosi të largohej nga Juventusi, në media emri i portugezit u lidh me një kalim të mundshëm te Manchester City dhe marrëveshja dukej shumë afër. Kjo nuk u prit mirë nga tifozët e Manchester United, për shkak të kaluarës së sulmuesit 36-vjeçari, i cili mbajti veshur fanellën e “djajve” nga viti 2003 deri në vitin 2009.
Për këtë arsye, një tifoz i United, vendosi ta djegë fanellën Ronaldos me skuadrën e tij të zemrës. Megjithatë vetëm pak minuta pas kësaj, tifozi me siguri u bë pishman, pasi si përfundim futbollisti portugez firmosi me Manchester United.
Një blof i madh i tifozit, ndaj të cilit tashmë kanë nisur edhe talljet në rrjetet sociale.



