Tokio 2020/ Dy xhudistët, vëlla e motër nga Peja luftojnë sot për medalje olimpike

Tokio 2020/ Dy xhudistët, vëlla e motër nga Peja luftojnë sot për medalje olimpike

Kosova nuk i ndahet medaljeve në këtë Olimpiadë në “TOKIO 2020”.

Dy xhudistët e Kosovës, Nora dhe Akil Gjakova, motër e vëlla nga Peja, janë shumë afër ta shkruajnë historinë e sportit kosovar, duke u bërë të parët motër e vëlla që fitojnë medalje olimpike.

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka arritur në finale.

Në kategorinë deri 57 kilogramë, Gjakova ka kaluar tre pengesat e para.

Nora Gjakova do të luftojë për medalje të artë olimpike në Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi e mundi japonezen Tsukasa Joshida në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë.

Kalimi i Norës në finale nënkupton se ajo do ta fitojë medaljen e parë olimpike në karrierë dhe të tretën për Kosovën në Lojëra Olimpike në përgjithësi.

Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal Jessica Klimkait dhe Sarah Leoine Cysique.

Ndërsa Akil Gjakova do të luajë për medaljen e bronzit ndaj Rustam Orujov.

Kosova e ka fituar tashmë një medalje në Tokio, me Distria Krasniqin që shkëlqeu duke e rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë të shtunën.

Në garë për medalje do të jetë edhe Loriana Kuka më 29 korrik në kategorinë deri në 78 kilogramë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy