Silvinjo ka gati formacionin, nuk i ndryshon titullarët ndaj Moldavisë

Silvinjo ka gati formacionin, nuk i ndryshon titullarët ndaj Moldavisë

Shpesh dëgjojmë të thuhet se formacioni fitues nuk ndryshohet. Të njëjtin mendim duket se ka edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo.

Tekniku kuqezi, ka zgjedhur tu besojë titullarëve të njëjtë si në ndeshjet e kaluara, edhe ndaj Moldavisë.

Në portë do të luajë Berisha, në të djathtë të mbrojtjes Hysaj, në të majtë Mitaj dhe qendra do të përbëhet nga dyshja Gjimshiti-Ismajli.

Asllani ia ka dalë të rikuperohet plotësisht dhe do të jetë në mesfushë së bashku me Ramadanin. Para tyre do të luajë Bajrami, i cili do të jetë në mbështetje të treshes së sulmit Seferi-Cikalleshi-Asani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy