Artem Dovbyk, drejt Napolit

Artem Dovbyk, drejt Napolit

Pas ofensivës së Villarealit për Artem Dovbyk, drejtuesit e Napolit i kanë trokitur në derë. Ukrahinasi spikati në të shkuarën e afërt tek Girona dhe më pas u transferua tek Roma.

Paraqitjet shumë të mira tashmë i kanë siguruar një tjetër pretendent cilësor. 

Gjatë merkatos së verës spanjollët insistuan për ta rikthyer në La Liga por ‘’ Verdhekuqtë ‘’ ia arritën të rezistojnë. Duhet kujtuar se presidenca e kryeqytetasve synon të arkëtojë rreth 40 milionë euro për 28 vjeçarin, i cili ka mbetur paksa në prapavijë që pas mbërritjes në ‘’ Olimpico ‘’ të Gian Piero Gasperinit. 

Natyrisht që tek ish fituesit e Conference Leagues ka nisur një tjetër etapë dhe tashmë dyert e ‘’ Diego Armando Maradonas ‘’ janë hapur për Artem Dovbyk. 

Sipas ‘ Football Italia ‘, presidenti Aurelio Di Laurentis i ka ofruar një kontratë për gjashtë sezone dhe në secilin prej tyre do të përfitojë 3 milionë euro. 

Nëse i referohemi ekipit nga Castellon duhet shtuar se pretendimi i lojtarit në fjalë konsiderohet i tepërt dhe në këtë aspekt ‘’ Il Partenopei ‘’ janë të avantazhuar automatikisht. 

Në sezonin e kaluar e përfaqësoi denjësisht Romën, duke kontribuar me 17 gola në 45 sfida, përfshirë të gjithë kompeticionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy