Vllaznia vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj Partizanit. Skuadra shkodrane do të luajë një ndeshje miqësore këtë të premte.
Memelli do të testojë lojtarët, në sfidën ndaj skuadrës malazeze, Decic. Një miqësore, për të mbajtur lojtarët në formën e duhur fizike, pasi i pret një përballje e rëndësishme në kampionat.
Ndeshja do të luhet në orën 18:00, ndërsa Vllaznia ka zbuluar edhe titullarët e zgjedhur nga trajneri Memelli për këtë përballje.



