Liverpooli transferon për 50 milionë euro Fabinhon nga Monaco

Liverpooli transferon për 50 milionë euro Fabinhon nga Monaco

Liverpooli ka arritur marrëveshje me Monacon për mesfushorin Fabinho.

24-vjeçari brazilian, për të cilin ka pasur interesim nga Atletico Madridi dhe Manchester United, ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në "Anfield Road" dhe të punojë më trajnerin Jurgen Klopp.

Fabinho mund të luajë në disa pozicione në fushë, si mbrojtës i djathtë, por edhe në të gjitha rolet e mesfushës.

Vlera e kartonit të lojtarit sipas klubit francez është 50 milionë euro dhe klubi anglez ka vendosur ta paguajë këtë shumë, dhe lojtari në ditët në vijim pritet të jetë në qytetin e Liverpool-it për testet mjekësore.

Liverpool më parë kishte arritur marrëveshje edhe me Naby Keita nga Red Bull Leipzig, ndërsa vazhdon bisedimet me skuadrën e Napolit për Jorginhon.

Të ardhurat nga ecuria deri në finalen e Champions League janë të shumta për "The Reds" dhe kjo do ti detyrojë pronarët e Liverpool që ti plotësojnë dëshirat taknikut Klop që sezonin e ardhshëm të jenë kandidat kryesor për Premier League dhe Champions League.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy