Atletico ndjek Enes Unal

Atletico ndjek Enes Unal

 Sulmi i Getafes po funksionon shumë mirë kohët e fundit për arsye të prezencës së Enes Unal . Turku , pavarësisht se në një ekip të dytë në La Liga ka ditur të komportohet si një profesionist i vërtetë dhe po vlerësohet maksimalisht nga Cholo Simeone.  

Pas rrëshkitjes tek Villareali dhe Valladolid , 24 vjeçari ka gjetur qetësinë në ‘’ Alfonso Perez ‘’ , eksperiencë që mund të etiketohet si më e suksesshmja e karrierës .

 Interesi i Atletico Madridit tregon se Enes Unal po i bën mirë gjërat sepse është shumë e vështirë që të fitosh zemrën e trainerit argjentinas por tanimë është shëndërruar në një objektiv serioz për kampionët në fuqi të La Ligas .

13 gola në 25 sfida i kanë siguruar një pretendent potent dhe ky rast mund ti vijë përshtat drejtuesve sepse mund të fuqizohen për një lojtar që në merkaton e 2020-tës i kushtoi ‘’ Los Azulones ‘’ vetëm 9 milionë euro.

Transferimi në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ konsiderohet si mundësia e karrierës për Enes Unal që vlerësohet si një ndër lojtarët më premtues të Turqisë prej të cilit pritet akoma më shumë në javët vijuese .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy