
Vitet e fundit Real Madridi nuk ka reshtur asnjëherë së pretenduari Raheem Sterling .
Madrilenët janë përballur me refuzimin e Manchester City-t por kjo merkato verore mund të rezultojë ndryshe për anglezin .
Sulmuesi nuk është i kënaqur me vendimet e Pep Guardiolas të cilat e kanë bërë të humbasë protagonizmin në ofensivën e furishme të ‘’ The Citiziens ‘’ , të cilët janë përforcuar me Erling Haaland dhe Julian Alvarez , lojtarë që ia pamudësojnë aktivizimin si titullar 27 vjeçarit.
Me largimet e konfirmuara të Marco Asensios dhe Gareth Bale , Carlo Ancelotti ka deklaruar se e mirëpret talentin nga Kingston në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .
Vështirësia për firmosjen me Serge Gnabry nuk i ka lënë alternativë tjetër spanjollëve veçse të tentojnë Raheem Sterling i cili pas shumë vitesh në Premier League mund të vendosë për La Ligan , me kampionët në fuqi .
‘’ Los Blancos ‘’ përgjatë historisë kanë imponuar dëshirë dhe respekt nga çdo lojtar i elitës dhe po punohet fort për të arritur objektivat që lidhen me fitimin e titjuve të rëndësishëm të cilat janë më të mundshëm me Carlo Ancelottin në stol.
47 sfida , 17 gola dhe 8 asiste janë statistikat e Raheem Sterling me ‘’ Qytetarët ‘’ duke iu referuar sezonit të kaluar por interesi i Real Madridit duke bashkangjitur aktualitetin e kryeqytetasve natyrisht i afron më tepër me ishi-n e Liverpoolit.



