
E ardhmja e Aurelien Tchouamenit në ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ është vënë seriozisht në dyshim në kohët e fundit.
Mesfushori u konsiderua një ndër më të spikaturit në të shkuarën, për të cilin drejtuesit e Paris St Germain kanë ndezur motorrët.
Luis Enrique mendon se 26 vjeçari mund të rezultojë një vlerë e shtuar, i cili pa dyshim mbetet një referent.
Kthimi në Francë është i mundshëm por kjo histori do të varet nga disa aspekte, ndër to edhe ai ekonomik.
Aurelien Tchouameni është tejet potent, kreativ dhe luftarak, cilësi që pëlqehen nga i ashtuquajturi ‘’ Lucho ‘’.
Duhet kujtuar se nuk do të jetë aspak e lehtë që të largohet nga ‘’ Los Blancos ‘’ nëse oferta e Nasser Al Khelaifit nuk do të jetë bindëse për Florentino Perezin.
Duke qenë se flitet për ‘’ Les Pariziens ‘’ numri një i madrilenëve është i ndërgjegjshëm për potencialin e sheikut nga Katari, falë të cilit kanë arritur deri në këtë stad.
Janë bërë katër sezone për lojtarin nga Rouen tek gjigandët e Spanjës dhe më gjerë, tek të cilët çdo gabim kushton shtrenjtë.



