Mehmeti: Na duhet ky mentalitet fituesi, por nuk kemi arritur asgjë

Mehmeti: Na duhet ky mentalitet fituesi, por nuk kemi arritur asgjë

Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas fitores me Skënderbeun. 

Mehmeti u shfaq i lumtur, teksa tha se skuadrës i duhet ky mentalitet fituesi. 

Në këtë pikë të kampionatit duhet të kënaqesh me pikët, por ku vjen me një lojë të mirë kjo është pozitive. Prodhonim lojë më parë, por nuk ishim të qetë para porte. Sot filluam mirë, patëm 2-3 raste, por më vjen keq që i japim tentative kundërshtarëve, por ky është futbolli, lojë gabimesh. Falenderoj djemtë për profesionalizmin që treguan javët e fundit. Duhet të bëjmë sforcon e fundit në këtë kampionat të egër, na duhet ky mentalitet fituesi.

Meksi lojtar profesionist, e vlerësoj pasi është një nga lojtarët që të imponon respekt. Ka ardhur në janar dhe në një pozicion ku ka konkurencë të fortë ai tregoi profesionalizëm të madh. Nuk e kemi luksin të kem edhe Meksin edhe Markun në një pozicion, do të doja të ishin të ndryshëm.

Unë jam një pjesë e kësaj pune, kryesor janë lojtarët, stafi duke filluar edhe nga presidenti që është korrekt. Nëse nuk funksionojnë të gjitha hallkat bëhet më e vështirë. Nuk është problem të them që pretendojmë por shoh që nuk kemi arritur asgjë. Në futboll numërohen pikët dhe duhet të jemi të kujdesshëm kur zgjedhim një plan afatgjatë. Mendoj vetëm për Teutën dhe pas 3-4 javësh do të ndahet situata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy