Skënderbeu nuk ia ka arritur të surprizojë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në “Europa League”. Korçarët janë mundur në Ukrainë me rezultatin 3-1 nga Dinamo e Kievit në një sfidë që për disa minuta gëzoj jashtë mase gjithë futbolldashësit shqiptar.
Brenda katër minutash Dinamo e Kievit do të përmbyste shifrat me gola të Sydorchuk në minutën e 47-të dhe Moraes në të 49-ën. Korçarët nuk iu besojnë syve të cilët tashmë prej disa minutash kanë humbur edhe qetësinë.
Rezultatin e takimit do t’a vuloste Mbokani në minutën e 65-të që realizoi saktë nga 11-metërat.
Ndërkohë sfida tjetër e grupit ajo mes Young Boys dhe Partizanit të Beogradit ka përfunduar me shifrat 1-1. Pas ndeshjeve të para Dinamo mban kreun me 3 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet e fundit me 0 pikë.



