
Shqipëria do të luajë një miqësore luksi më 26 mars, teksa sfidon Spanjën. Federatat e dy vendeve, kanë arritur marrëveshjen mes tyre, për zhvillimin e kësaj ndeshje në Spanjë.
Së fundmi është zyrtarizuar edhe stadiumi me orarin për këtë sfidë. Spanjë-Shqipëri, do të luhet në stadiumin “RCDE”, që është stadium i Espanyol, në orën 19:00.
Këto miqësore zhvillohen në kuadër të përgatitjes së kombëtares shqiptare për ndeshjet e grupit në Ligën e Kombeve, që startojnë në muajin qershor. Trajneri Edoardo Reja do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipi kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.



