
Gazetari Ervin Nikolla, komentoi shortin për fazën ccerekfinale në Ligën e Kampioneve.
Në emisionin “SportZone” në MCN TV, Nikolla tha se është një short fantastik. Më tej ai shtoi se sfida mes Milanit dhe Napolit, është e paparashikueshme, për shumë arsye.
Një short fantastik, sa i përket përballjeve, Milan-Napoli dhe Real Madrid-Chelsea. Duke pasur parasysh përvojën e Milanit, duket një sfidë e paparashikueshme. Duke parë atë që po bëjnë skuadrat në Serie A, Napoli është shumë favorite. Napoli deri tani ka qenë makineria perfekte.
Këta djem nuk janë ende koshientë se çfarë janë duke bërë. Nuk janë të vetëdijshëm sa lart kanë shkuar. Milani duhet të tregojë edhe njëherë se eksperienca vlen.
Kuqezinjtë kanë treguar se eksperienca vlen, siç ishte me titullin kampion sezonin e kaluar. Milani duhet të tregojë se në Europë vlen.
Edhe Benfica në sezonet e fundit ka treguar se di të bëjë mirë. Dikush priste PSG më tej, por ja që nuk ndodhi, sepse kështu ishte shorti, ku Bayern Munich shkoi më tej. Nuk ndodhte që nga 2006 që të kishte tre skuadra italiane në çerekfinale.



