Armando Broja do të jetë pjesë e Southampton në sezonin e ri. Sipas asaj që raporton “The Athletic”, klubet kanë rënë dakord për huazimin e sulmuesit për një sezon.
Gjithashtu thuhet se edhe sulmuesi 19-vjeçar ka dhënë miratimin e tij për të kaluar te Southampton dhe tashmë gjithçka është mbyllur.
Me akordin e arritur, tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, që Broja të quhet lojtari më i ri i Southampton. Te Chelsea kanë menduar ta huazojnë brenda kampionatin, në mënyrë që sulmuesi i Shqipërisë të fitojë më shumë eksperiencë, pavarësisht interesimit të Udinese dhe Anderlecht.



