Një ngjarje tejet e veçantë është regjistruar në basketbollin për femra në Malin e Zi. Gjatë ndeshjes mes Podgoricës dhe Buducnostit, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi një veprim i gjyqtarit të takimit, Stefan Vukovic.
Ky i fundit në një moment ndalon lojën dhe me një unazë në dorë i propozon basketbollistes së Buducnost, Violeta Lazarevic. Ndërkohë që kjo e fundit bëhej gati për një gjujatje të lirë, Vukovic, me të cilin është në lidhje prej disa kohësh, nxori unazën dhe i bëri propozimin para të gjithëve.
Sigurisht përgjigjja ishte “po” dhe të gjitha basketbollistet shkuan përqafuan çiftin mes shumë emocionesh.
— Out of Context Women's Basketball (@WBBOutOfContext) April 13, 2022



