
Shpërthimi i mesfushorit Pedri ka rezultuar një risi shumë shpresëdhenëse për Barcelonën e cila është drejt rikuperimit të terrenit të humbur .
Spanjolli ka ditur të komportohet si një profesionist absolut tek katalanasit duke e ndihmuar fazën sulmuese gjatë ndeshjeve pavarësisht situatës delikate të tyre .
19 vjeçari ka bërë mjaftueshëm për të merituar konsideratat e Xavi Hernandez i cili u rikthye nga Katari për ta ndihmuar skuadrën ku u rrit dhe u zhvillua .
Kësaj historie vazhdon të mos i mungojë Bayern Munchen që pretendon medoemos shërbimet e Pedrit , lojtar për të cilin sipas ‘ Sport ‘ bavarezët s’kanë ndërmend të dorëhiqen .
Situata e rënduar ekonomike e katalanasve mund të konsiderohet si një përveshje mëngësh nga klubet e famshme për ti vjedhur elementët e rëndësishëm por për rastin në fjalë , drejtuesit e kuq e bluve janë treguar të kujdesshëm duke përcaktuar 1 miliard euro për prishjen e kontratës së Pedrit , shifër stratosferike dhe e papërballueshme nga asnjë skuadër.
Me këtë vendim Barcelona ka treguar respektin ndaj lojtarit të lindur në Tenerife i cili është produkt i të famshmes ‘ La Masia ‘ .
Një aspekt që është konsideruar i patolerushëm nga spanjollët është se skuadra nga Mynihu tentoi ta transferonte Pedrin në ‘’ Allianz Arena ‘’ ndërkohë që drejtuesit vendas ishin në negociata e sipër për qëndrimin e tij në ‘’ Camp Nou ‘’.
Kjo histori sigurisht ia ka ulur ndjeshëm pikët rekordmenëve të Bundesligës për firmosjen me Pedrin e cila është përforcuar me refuzimin absolut të ‘’ Blaugranëve ‘’ në lidhje me negociatat për lojtarin në fjalë .



