Dembele afër Parisit

Dembele afër Parisit

  Paris St Germain është duke i shfrytëzuar në maksimum orët e mbetura të merkatos për t’ia plotësuar kërkesat  Mauricio Pochettinos .  ‘’ Les Pariziens ‘’ i kanë rritur vlerat me transferimin e lojtarëve të mëdhenj në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe traineri argjentinas i ka qëndruar besnik kësaj filozofie e cila mund ti krijojë shumë buzëqeshje francezëve në të ardhmen .

Sulmuesi Mauro Icardi dhe mbrojtësi Juan Bernat  nuk kanë rezultuar në nivelin e pritur për  ish kampionët e Ligue 1 të cilët kërkojnë të thyejnë akullin dhe të fitojnë Champions Leaguen .

Mbështetja e Nasser Al Khelaifit është një plus për avancimin e mëtejshëm dhe ishi i Tottenhamit duhet ti mendojë shumë mirë hapat e rradhës sepse pavarësisht se në plan të parë duket e lehtë është krejtësisht e kundërta dhe krijon më shumë presion në kampin e parizienëve .

  Sipas raportimeve të ‘ Sport ‘ negociatat ndërmjet ‘’ Los Cules ‘’ dhe kuq e bluve mbeten shumë të vrullshme dhe parashikohet se mund të rezultojnë me një shtrëngim duarsh nga drejtuesit respektivë .

Këtë pistë e ka fuqizuar fakti i mosrinovimit të kontratës së 24 vjeçarit i cili duket shumë i entuziazmuar për zhvillimet tek Parisi sepse krijojnë shumë garanci për sukseset në vijimësi .

 Osumane Dembele tashmë është etiketuar si zëvëndësuesi i Kylian Mbappe , emri i të cilit  mbetet i lidhur ngusht me Real Madridin dhe nëse kampioni i botës në fuqi do të nisë një eksperiencë të re në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ , për Mauricio Pochettinon do të ishte një privilegj sepse është një lojtar elektrizues që krijon probleme në metrat e fundit .

 Objektivi i Xavi Hernandez natyrisht është i kundërt sepse prioriteti është fuqizimi i prapavijës pa harruar  edhe pozicionet e tjera dhe kështu ta shëndërrojë në tepër kompetitiv ekipin e zemrës .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy