Kampione Europe, peshëngritësja shqiptare fiton medalje ari

Kampione Europe, peshëngritësja shqiptare fiton medalje ari

Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli, është shpallur kampione Europe në stilin e shkëputjes për peshën deri në 55 kg, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë.

Veli, ia doli të kalojë me sukses të treja provat, me 91, 93 dhe 95 kilogramë. Me realizimin e tre provave me sukses, peshëngritësja shqiptare, ia doli të marrë vendin e parë në podium, duke u shpallur Kampione Europe.

Pas Velit, u renditën peshëngritësja ukrainase Kamila Kontop dhe ajo nga Belgjika, Nina Streck. Peshëngritësja shqiptare merr kështu medaljen e arit, ndërsa vitin e kaluar shkoi deri te medalja e bronzit.

Pas kësaj arritje të madhe, emocioni dhe gëzimi te Evangjeli Veli ishte shumë i madh, teksa nuk i mbajti dot lotët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy