
Gary Medel, do të jetë i gatshëm për Bolognan, në ndeshjen ndaj Interit. Ndonëse ishte dënuar me dy ndeshje pezullim, Medel ia ka hedhur vetëm me një ndeshje.
Klubi i Bologna kishte apeluar dënimin e mbrojtësit, i cili u ndëshkua me karton të kuq ndaj Juventusit dhe u pezullua me dy ndeshje, për fjalët fyese ndaj arbitrit të sfidës.
Apelimi i klubit emilian u pranua dhe Medel do të rikthehet në fushë ndaj Interi, ish-skuadrës së tij, me të cilët luajti nga viti 2014 deri në vitin 2017.



