Milani i fiksuar me Ziyech

Milani i fiksuar me Ziyech

Ecuria e shkëlqyer e Hakim Ziyech në Botërorin e Katarit , në të cilin Maroku ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm duke u kualifikuar për në çerekfinale , sigurisht është pasuar me insistimin e Milanit për kalimin e mesfushorit në ‘’ San Siro ‘’.

Marokeni u transferua nga Ajax Amsterdami tek Chelsea  në verën e 2020-tës kundrejt 40 milionë eurove por fillimisht me Frank Lampard , më pas me  Thomas Tuchel dhe së fundmi nën drejtimin e Graham Potter nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe kuqezinjtë duan të përfitojnë në merkaton e janarit për ta bërë pjesë të organikës.

Gjithsesi duhet theksuar se Botërori sigurisht e ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve dhe pritet një reagim nga ana e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ , pavarësisht se sipas ‘ Calciomercatos ‘ , Milani ka dërguar drejtues për ta parë nga afër në çerekfinalen kundër Portugalisë.

Fitimi i Scudettos në vitin e kaluar ishte një sukses historik për shtatë herë kampionët e Champions Leagues , të cilët po mendojnë nëse do ta huazojnë 29 vjeçarin apo do të blejnë kartonin e tij .

Eksperienca prej dy sezonesh e gjysëm tek Chelsea është shoqëruar me fitimin e disa trofeve të rëndësishëm , si Champions League ,  Superkupa e Europës dhe Botërori i Klubeve , shtuar 14 gola dhe 10 asiste në 92 sfida të zhvilluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy