
Ecuria shumë e mirë e Ronald Araujos tek Barcelona është shoqëruar me interesin e disa ekipeve me emër në Europë.
Në orët e fundit listës i është bashkuar edhe Interi, ekip i cili do ta bëjë këtë garë edhe më emocionuese. Përveç zikaltërve edhe Liverpooli, Bayern Muncheni, Newcastle dhe Paris St Germain pretendojnë të përforcohen me uruguajanin, shumë i rëndësishëm edhe tek kombëtarja e tij.
27 vjeçari po zhvillon sezonin e shtatë në ‘’ Camp Nou ‘’ por ky interes bashkangjitur edhe situatës jo të mirë ekonomike të ‘’ Los Cules ‘’ mund të rezultojë me largimin e tij.
Nëse i referohemi italianëve duhet thënë se Alessandro Bastoni nuk e ka të sigurtë qëndrimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ dhe Cristian Chivu ka menduar për ishi-n e Boston River, stabël në 11-shen e trainerit Hansi Flick.
Vlera e kartonit momentalisht i arrin 25 milionë eurot, shifër lehtësisht e përballueshme nga pretendentët.
Duhet pritur edhe reagimi i bordit drejtues të ‘’ Blaugranëve ‘’, i cili shquhet për përshtatjen në disa pozicione, determinant gjatë sfidave në çdo kompeticion.
Për gjigandët e Serisë A është shëndërruar në një prioritet por s’do të jetë e lehtë për arsye të rivalitetit të ashpër.
Referuar sezonit aktual Ronald Araujo ka kontribuar me 3 gola në 27 sfida, gjatë të cilave ka nxjerrë në pah potencialin e tij.



