Juventusi i merr objektivin Interit, zyrtarizohet Bremer

Juventusi i merr objektivin Interit, zyrtarizohet Bremer

Gleison Bremer është lojtari më i ri i Juventusit. Ndonëse mbrojtësi ka qenë një objektiv i Interit, me këta të fundit që kishin arritur akordin me lojtarin nga muaji janar, orët e fundit kanë rezultuar vendimtare.

Pas largimit të De Ligt, drejtuesit e Juventusit nuk vonuan shumë për të gjetur zëvendësuesin, duke bindur Torinon me 40 milionë euro. Gjithashtu Bremer ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon.

25-vjeçari ishte një nga mbrojtësit më të spikatur në sezonin e fundit në Serie A dhe kjo bëri që në gjurmët e tij të vihen disa nga skuadrat më të rëndësishme europiane, por Juventusi u tregua më i shpejtë, duke e zyrtarizuar ditën e sotme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy