Athletic Bilbao, i frikësohet largimit të Nico Williams

Athletic Bilbao, i frikësohet largimit të Nico Williams

Aktualisht Nico Williams është një ndër sulmuesit më të spikatur jo vetëm të Athletic Bilbaos por edhe të La Ligas.

Për spanjollin disa pretendentë i kanë trokitur në derë vaskëve, kontrata e të cilit skadon në 30 qershor, e shoqëruar me një klauzolë prej 50 milionë eurosh.

Pretendentët më seriozë janë në Premier League, emri i të cilëve ende nuk është bërë me dije dhe tanimë vendimi i takon drejtuesve të ‘’ Los Rojiblancos ‘’.

Nën drejtimin e Ernesto Valverdes, Athletic Bilbao po zhvillon një sezon tejet shpresëdhënës, ekip i cili momentalisht renditet në zonën e Europës, edhe pse asgjë nuk është e sigurtë deri në fund.

Gjatë kësaj kohe drejtuesit kanë tentuar rinovimin e kontratës me 21 vjeçarin por pa rezultat, fakt që ka shkaktuar një lloj nervozizmi tek ‘’ Luanët ‘’.

Këmbanat e alarmit tashmë kanë rënë për golashenuesin, për të cilin s’përjashtohet se mund të shëndërrohet në një ndër protagonistët e merkatos së verës.

Kur flitet për ekipet e Premier Leagues, sigurisht gjëja e parë që të shkon ndërmend është potenciali i tyre në aspektin ekonomik dhe duke iu referuar rendimentit të deritanishëm të Nico Williams, i reflektuar në 24 sfida, 5 gola dhe 9 asiste, statistika të shoqëruara me një lojë mbresëlënse, arrihet në konkluzionin se mund të largohet nga ‘’ San Mames ‘’ në fundin e sezonit.

Ja vlen të shtohet se Nico Williams është aktivizuar rregullisht edhe me kombëtaren ‘’ La Furia Roja ‘’, i cili konsiderohet një vlerë e shtuar nga Luis de la Fuente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy