Xhixho: Partizani i dha shenjat që në ndeshjen me Skënderbeun

Xhixho: Partizani i dha shenjat që në ndeshjen me Skënderbeun

Gazetari i sportit, Pano Xhixho, duke folur për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit, e cila u fitua nga shkodranët, tha se të kuqtë janë të limituar në sulm. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho u shpreh se Partizani i dha shenjat që në ndeshjen me Skënderbeun.

“Të vjen keq, që duke parë statistikat. Goditjet e këndit ishin në pjesën e parë 0-6 në favor të Partizanit. Gjynah që nuk gjetën gol. Nuk pamë një skemë apo gjë tjetër. Të vjen keq, sepse Partizanit i rikthehen fantazmat e fazës së parë.

Latifi dhe Kaçe, mund të shikojmë diferencë. Nga njëra anë shikojmë njërin që vetëm shënon çdo javë, ndërsa në krahun tjetër për Kaçen vazhdojnë të presin te Partizani.

Alternativat te Partizani janë të limituara në sulm. Murataj u fut si sulmues i dytë. Shenjat Partizani i dha që në ndeshjen me Skënderbeun. Një lojtar që çedon në pjesën e dytë me Skënderbeun, nuk mund të jetë në formë për 3 ditë. Disa lojtarë çeduan në mesfushë, të cilët duhet të pushonin këtë mesjavë.”, tha Xhixho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy