
Largimi i Armando Brojas nga Vitesse tek Southampton ka rezultuar i qëlluar në shenjë , sulmues për të cilin Chelsea po e analizon me detaje hapin e rradhës .
Shqiptari i ka dhënë shumë benefite skemave të Ralph Hasenhuttl duke evidentuar se anglezët duhet të japin maksimumin për qëndrimin e 20 vjeçarit në ‘’ St Mary’s “ për arsye se konsiderohet ndër më të rëndësishmit tek ‘’ Shenjtorët ‘’.
Aksionet për qëndrimin e Armando Brojas kanë iniciuar ndërmjet palëve të përfshira , lajm i deklaruar nga gazetari italian Fabrizio Romano i cili është i specializuar për merkaton.
Traineri austriak është shprehur shumë entuziazt për ecurinë e golashënuesit dhe ka deklaruar kështu :
“ Po bëjmë më të mirën e mundshme dhe besoj se do ta gjejmë akordin për qëndrimin e Armando Brojas këtu . Kemi shprehur gatishmërinë për plotësimin e kërkesave të Chelseat sepse është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e Southamptonit “ , theksoi 54 vjeçari .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ vijojnë ta konsiderojnë shitjen e shtatlartit i cili i ka dhënë shumë kësaj skuadre pasi qëndron e qetë sepse pas 20 javëve vijon të notojë në ujërat e mesit të tabelës me 13 pikë larg zonës së ftohtë .
Ky ritëm sigurisht i jep më shumë kurajo Raplh Hassenhuttl për të shtuar impenjimin sepse kjo skuadër mund të befasojë deri në fundin e sezonit , fakt që do ti shërbente peshave të rënda për të qëndruar edhe me gjatë tek Southampton .
7 gola dhe 1 asist në 19 ndeshje janë statistika të mrekullueshme që i kanë rritur shanset për të rikuperuar terrenin e humbur në një ndër kampionatet më spektakolarë të planetit si Premier League .



