Eneo Bitri është zyrtarisht futbollisti më i ri i Partizanit. Të kuqtë kanë zyrtarizuar nëpërmjet faqes së klubit, rikthimin e mbrojtësit.
Bitri u largua nga Partizani pas përfundimit të sezonit të kaluar, për t’u transferuar në Kazakistan tek Astana, aty ku aventura e tij zgjati vetëm 6 muaj.
Tashmë beratasi është rikthyer në Shqipëri dhe ditën e sotme ka firmosur me Partizanin. Një vlerë e shtuar për trajnerin Mehmeti në mbrojtje, pasi Partizani në gjysmën e sezonit ka shfaqur probleme në prapavijë.
Bitri ka firmosur me Partizanin deri në vitin 2023.



