Nicolo Tresoldi, objektiv i Atletico Madridit

Nicolo Tresoldi, objektiv i Atletico Madridit

Siç dihet largimi i Antoine Griezmann vijon ti shkaktojë dhimbje koke Diego Simeones. 

Drejtuesit e Atletico Madridit kanë filluar ti lëvizin me shpejtësi gurët për ta zëvëndësuar ashtu siç duhet sulmuesin. 

Nicolo Tresoldi tashmë është bërë pjesë e listës i cili aktivizohet në rradhët e Club Brugges. 

21 vjeçari ka bindur në Jupiler Pro League dhe vlerësohet maksimalisht nga Diego Simeone. 

Edhe Alexander Sorloth nuk e ka të sigurtë qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, ç’ka e bën të detyrueshme ndërhyrjen në këtë aspekt. 

‘’ El Cholo ‘’ është i ndërgjegjshëm se ‘’ Los Rojiblancos ‘’ duhet të kenë një komponent që ofron siguri në metrat e fundit duke ditur se sezoni është mjaft i gjatë dhe me të papritura. 

Golashënuesi nga Cagliari ka impresionuar në Belgjikë dhe e ka bërë krenar trainerin Ivan Leko. 

19 gola dhe 7 asiste në 56 sfida kanë rezultuar të mjaftueshme për të tërhequr vëmëndjen e një ndër trainerëve më të paguar në botë, tashmë legjendë e kryeqytetasve.

 Duhet kujtuar se edhe Julian Alvarez mund ti bëjë gati valixhet, për të cilin janë interesuar disa klube, kryesisht Barcelona.

 Ishi i Hannover 96 është tejet i rrezikshëm përpara portës, shumë i aftë teknikisht dhe të befason atëherë kur nuk e pret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy