Adrien Rabiot refuzon Liverpoolin

Adrien Rabiot refuzon Liverpoolin

Gjatë kësaj merkatoje verore duke qenë se është një lojtar i lirë, për Adrien Rabiot vijojnë të interesohen disa ekipe.

Mesfushori në të kaluarën u aktivizua në 227 sfida me Paris St Germain dhe 212 me Juventusin, i cili sipas ‘ The Mirror ‘ ka refuzuar së fundmi Liverpoolin.

Arsyeja është e thjeshtë. Francezi dëshiron kalimin në Premier League por tek Manchester United, një ekip në rindërtim e sipër, i cili sezonin e kaluar fitoi titullin e Fa Cup.

 

Drupal Ad

 

 

 

Prej shumë vitesh ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë tentuar transferimin e ishi-t të Paris St Germain në ‘’ Old Trafford ‘’, të cilët nuk do të dorëzohen deri sa ta arrijnë objektivin.

Kapaciteti i shfaqur në mesfushë si me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ ashtu edhe me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ sigurisht është vlerësuar nga traineri Erik Ten Hag, i cili ka gjetur mbështetjen e padiskutueshme të drejtuesve të 20 herë kampionëve të Premier Leagues në lidhje me përforcimet.

Si tek ‘’ Les Pariziens ‘’ ashtu edhe tek ish rekordmenët e Serisë A Adrien Rabiot ka treguar se mund ta ndihmojë skuadrën në disa pozicione të mesfushës, i cili tashmë mund të thuhet se është në një moment shumë të mirë në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy