Futbollisti shqiptar, Arb Manaj ka shkëlqyer ditën e sotme në Kupën e Turqisë. 23-vjeçari ishte protagonisti absolut në fitoren e Bandirmaspor ndaj Sanliuspor, me shifrat 5-0.
Manaj ishte autori i 4 golave, duke konfirmuar se po kalon një moment shumë të mirë. Shqiptari hapi fillimisht serinë e golave në minutën e 8-të, ndërsa më pas shënoi edhe 3 herë të tjera, në minutat 51, 81 dhe 91.
Ky është sezoni i dytë për Manajn në Turqi, pasi edicionin e kaluar luajti me Balikesirspor dhe Keciorengucu, me këta të fundit që e morën nga Trepça ’89.



