Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, ka zbuluar se Teun Koopmeiners, ka vendosur të transferohet te Juventusi. Futbollisti holandez, ka arritur marrëveshjen personale me bardhezinjtë dhe pret që të njëjtën gjë të bëjnë edhe dy klubet.
Gasperini deklaroi se për këtë arsye, lojtari nuk do të jetë ndaj Real Madrid, në ndeshjen për Superkupën e Europës.
Situata e Koopmeiners shkonte shumë mirë deri javën e kaluar, më pas lojtari zgjodhi Juventusin. Ai tashmë ka një marrëveshje me bardhezinjtë, ndihet i stresuar dhe ka vendosur të mos luajë apo të stërvitet më me ne.
Me këtë qëndrim ai nuk mund të jetë i dobishëm për ne. Klubi nga ana e tij ka mbajtur një qëndrim shumë të vendosur, sepse klubi ndihet i shantazhuar nga kjo situatë. Është ndryshe nga herët e tjera kur Atalanta ka shitur disa pjesë të vlefshme.



